Ambasadori rus në Greqi, Andrei Malanin, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në qendër të Athinës, raporton agjencia ruse e lajmeve Sputnik.
Vdekja e tij u zbulua pasi ai nuk kishte shkuar në punë si zakonisht dhe nuk përgjigjej telefonatave të kolegëve të tij.
Pas kësaj, zyrtarët e ambasadës kishin lajmëruar policinë, ku pasi e thyen derën e gjetën të vdekur ambasadorin rus.
Hetimet janë duke vazhduar për mënyrën e vdekjes së tij, transmeton indeksonline.
Një burim nga policia u ka thënë gazetarëve se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë të natyrshme. /Insajderi.com