Sot rreth orës 10.00, policia është informuar, se në lagjen “Vezir Jashari”, ndodhet një person i shtrirë në rrugë.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, provave materiale të gjetura dhe dëshmitë nga dëshmitarët okular, është konstatuar se viktima me inicialaet N.Q. 49 vjeçar, punonjës i PTK-së në Ferizaj, derisa po punonte në një shtyllë telefoni, shtylla ishte thyer duke rënë për tokë bashkë me punëtorin, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.
Policia njofton se edhe pse në vendin e ngjarjes i është dhënë ndihma mjekësore nga ana e personelit të ndihmës së parë, në spitalin e Ferizajt, viktima është sjellë pa shenja jete.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. /Insajderi.com