Është gjetur i vetëvrarë në Erie, Pensilvani, Steve Stephens, 37 vjeç, punonjës i një qendre për fëmijë me aftësi ndryshe, i shpallur në kërkim prej tre ditësh, sepse u akuzua se kishte vrarë rastësisht në ditën e Pashkëve një pensionist në Klevland, Ohajo.
Pas ekzekutimit, ai kishte postuar imazhet e krimit në profilin e tij në “Facebook”.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane që citojnë burime të policisë. Stephens ishte pikasur nga policia në Pensilvani, në kontenë Erie dhe pas një ndjekjeje të shpejtë, ka qëlluar veten duke u vetëvrarë, raporton policia.