Është gjetur vetura e cila është përdorur për ta kryer grabitjen në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, në të cilën u vodh ar në vlerë rreth 250 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se vetura është gjetur në fshatin Jezerc.
“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë”.
Tutje ai tha se policia janë duke kryer ekzaminimin e veturës.
“Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, tha Kelani.