Rruga “Prekazi” në Prishtinë e paasfaltuar, intervenimi në të nuk do të fillojë deri vitin e ardhshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Rruga “Prekazi” në Prishtinë e paasfaltuar, intervenimi në të nuk do të fillojë deri vitin e ardhshëm

    Insajderi
    06 June 2023 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë qytetarë janë ankuar për gjendjen e rënduar në rrugën “Prekazi” në Prishtinë. Ata kanë adresuar problemet e tyre në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”.

    Njëri nga ta ka thënë se janë në pritje të intervenimit nga Ndërmarrja Publike Banesore, të cilët deri më tani nuk kanë ndërmarrur diçka.

    “Vazhdojmë çdo ditë me baltë, pluhur e gropa”, ka shkruar njëri nga qytetarët.

    Gazeta Insajderi për këtë çështje ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferin i cili ka thënë se kjo rrugë është pjesë e planifikimit për vitin 2024.

    “Rruga Prekazi, është pjesë e planifikimit për vitin 2024. Jemi duke punuar në dy rrugicat e rrugës Muharrem Fejza, si Rr. Uran Ajeti dhe Rr.Ukshin Kovaçica. Sot kemi filluar edhe në tri rrugicat të tjera në Rr. Muharrem Fejza”, ka thënë Xhaferi.

    Ndërsa sa i përket NPB-së, Xhaferi ka thënë se ajo do të merret me mirëmbajtjen e asaj rruge.

    “NPB-ja do të trajtoj si mirëmbatje atë rrugë deri në planifikimin tonë në 2024”, është shprehur Xhaferi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark