Shtabi i Krizave i Serbisë ka analizuar sot situatën ekzistuese epidemiologjike dhe vendosi që të mos ketë masa të reja, raporton B92.
Kjo do të thotë që objektet e hotelerisë dhe qendrat tregtare të mbesin të mbyllura. Gjithashtu, një vendim i veçantë u mor me kërkesë të Ministrisë së Arsimit në lidhje me vlerësimin e nxënësve, dhe se në fuqi hyjnë rregulla të reja për hyrjen në Serbi.
Anëtari i Shtabit të Krizave Zoran Gojkoviq, pas takimit, tha se është vendosur që të gjithë qytetarët e Serbisë që janë plotësisht të imunizuar mund të hyjnë në territorin e këtij vendi pa një provë PCR.
“E njëjta gjë vlen për ata që nuk janë shtetas të Serbisë. Kjo do të thotë që ata morën dy doza të vaksinës Pfizer, dy doza kineze Sinofarm ose dy vaksina Sputnik V. Për AstraZeneca, ekuivalenti është një vaksinë”, shpjegoi Gojkoviq.
I pyetur se kur do të mbahet seanca tjetër për vlerësimin e situatës me COVID-19, Gojkoviq tha se gjithçka konsiderohet çdo ditë dhe se publiku do të informohet për seancën tjetër deri në fund të kësaj jave.
“Njerëzit do të sëmuren nga sëmundje të tjera dhe mesazhi për ta, si dhe për të gjithë qytetarët është – ju lutemi vaksinohuni. Nëse kjo ndodh, ne do të zvogëlojmë pjesën e të sëmurëve në popullatë,” përfundoi ai. /Insajderi.org