Gjendja stabile e të plagosurve në Haraçinë të Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja stabile e të plagosurve në Haraçinë të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    01 April 2024 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i klinikes torakale, Nexhati Jakupi njoftoi se pacienti i cili iu nënshtrua operacionit, tani është në giendje stabile por natën do të kalojë në kujdes intensiv.

    Atij si pasojë e plagëve të rënda gjatë ndërhyrjes është dashur t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së djathtë.

    “Bëhet fjalë për një pacient 21-vjeçar, me lëndime të marra nga armë zjarri, në pjesën e kraharorit te djathtë. Pacienti ka ardhur ne gjendje shoku, menjëherë është bërë intervenim kirurgjik, është konstatuar lëndim në pjesën e sipërme të mushkërisë se djathtë, është mënjanuar ajo pjesë e mushkërisë. Pacienti për momentin është në gjendje stabile, natën do ta kalojë në kujdes intensiv, në aparat për frymëmarrje”, deklaroi Nexhati Jakupi, Drejtor i klinikes torakale.

    I plagosuri tjetër, i moshës 39-vjeçare, është i shtrirë në spitalin e Qytetit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /alsat.mk


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark