"Gjendje depresive edhe për kandidaten"- Kështu i përshkruan 33 dështimet për formimin e Kuvendit ambasadori gjerman në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjendje depresive edhe për kandidaten”- Kështu i përshkruan 33 dështimet për formimin e Kuvendit ambasadori gjerman në Kosovë

    Insajderi
    17 June 2025 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar ngërçin politik në Kosovë.

    Rohde në një intervistë për RTK-në i ka quajtur “depresive” 33 tentimet e deputetëve për formimin e Kuvendit të Kosovës. Madje, ka thënë se është depresive edhe për vetë kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

    Unë e kam deklaruar publikisht disa herë se cili është qëndrimi ynë. Ne shpresojmë që do të bëhet një zgjidhje e shpejt të formimit të institucioneve. Që të jem i sinqertë, mua më duket me të vërtetë depresive, për kandidaten, për reputacionin e Kuvendit por edhe për mua si vëzhgues diplomatik. Është me të vërtetë zhgënjyese që të mos kesh institucional funksion që shtyn vendin përpara.

    Pra, kjo ndikon në zhvillimin ekonomik, dje e pashë një kolumnë nga drejtori menaxhues i Odës Ekonomike Gjermano-kosovare, nëse kjo nuk zgjidhet do të ndikojë ekonomikisht edhe prosperitetin ekonomik. Kosova disi e nxjerrë veten disi nga loja. Kosova thjesht s’e ka luksin për një ngecje të tillë”, deklaroi Rohde. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark