Shpend Ahmeti ka dalë të shikojë punët që po bëhen për pastrimin e borës në Prishtinë, teksa ka publikuar një foto me njërin nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Hortikultura”.
Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë, si pasojë e të reshurave të borës.
Ahmeti, përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur se ka dalë të shikojë nga afër punën e kompanive që po pastrojnë borën.
“Me Enverin, punëtorin e Hortikulturës që verë e dimer punon për Prishtinën. Më shumë mëson gjysmë ore me të tu pastru boren se lajme 8 orë”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Bora e që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar shumë vështirësi në komunikacionin rrugorë ndërsa, si pasoj e kësaj gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 127 aksidente.
Sipas policisë së Kosovës 27 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa të tjerat vetëm me dëme materiale. /Insajderi.com