×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendje e jashtëzakonshme në Beograd, ateron aeroplani nga i cili derdhej karburanti

    Insajderi
    27 May 2021 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan i organizatës turistike gjermane TUI me 80 pasagjerë ka bërë ulje të detyrueshme në aeroportin e Beogradit.

    Siç lajmërojnë mediat serbe, aeroplani i cili ka fluturuar nga Santorini për në Bruksel është detyruar të ulet në aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla” për shkak të prishjes dhe rrjedhjes së karburantit.

    Problemi në aeroplan është paraqitur derisa fluturonte mbi Tuzëll të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe menjëherë është kthyer kah aeroporti më i afërt, i cili ishte ai i Beogradit.

    Aeroplani Boeing 737 me 80 udhëtarë ka bërë kthesë mbi Shabac të Serbisë dhe ka ateruar në aeroportin e Beogradit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark