Gjendje e rëndë në këto pjesë të Evropës, shkak stuhia Malik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjendje e rëndë në këto pjesë të Evropës, shkak stuhia Malik

    Insajderi
    31 January 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhia Malik vazhdon të krijojë kaos në rajonet nordike duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale, e shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë, sidomos në brigjet e Detit të Veriut dhe në Baltik.

    Në Estoni, stuhia ka shkaktuar qindra aksidente rrugore dhe shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në dëborë. E njëjta situatë është edhe në Poloni e Republikë Çeke, mes pemëve të rëna dhe çative të dëmtuara. Shumë linja të energjisë elektrike janë dëmtuar duke lënë dhjetëra banorë pa energji.

    Në Skoci erërat arrijnë një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë, ndërsa 16 mijë familje janë të izoluara dhe pa energji elektrike. Moti i keq ka goditur dhe Gjermaninë sidomos qytetin e Hamburg-ut duke shkaktuar përmbytje.

    Sipas metereologëve, vala e të ftohtit do të mbërrijë në brigjet perëndimore irlandeze dhe më pas në ato jug-perëndimore të Britanisë së Madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark