Gjendje e rëndë nga zjarret në Gramsh- Raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendje e rëndë nga zjarret në Gramsh- Raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë

    Insajderi
    12 August 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.

    Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ndërkohë që kërkon banorët të bashkëpunojnë me autoritetet.

    Top channel raporton se fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur. Këto fshatra u evakuuan më herët.

    Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.

    Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar brenda.

    Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.

    Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është tejet e vështirë, për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha, që u rrezikojnë jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark