Gjendje e rënduar emocionale dhe mbidozë ilaçesh? Fjolla e shtrirë në spital - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjendje e rënduar emocionale dhe mbidozë ilaçesh? Fjolla e shtrirë në spital

    Insajderi
    30 June 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Fjolla Morina ka ngritur shqetësim tek ndjekësit e saj pasi ka ndarë pamje nga një ambient spitalor gjatë natës, pa dhënë asnjë sqarim rreth gjendjes së saj shëndetësore.

    Prive by Liberta Spahiu mëson se artistja është hospitalizuar si pasojë e një reagimi ndaj medikamenteve.

    Burime të afërta nuk e përjashtojnë mundësinë që Fjolla të ketë konsumuar më shumë ilaçe sesa doza e rekomanduar, çka ka sjellë përkeqësimin e papritur të gjendjes së saj.

    Të afërm pranë saj konfirmojnë se këngëtarja e hospitalizuar prej 24 orësh është tashmë jashtë rrezikut dhe po e merr veten nën kujdesin e mjekëve. Sipas familjarëve, ndonëse momenti ka qenë i vështirë, ajo po përmirësohet.

    Ende nuk dihet çfarë ka çuar në këtë gjendje emocionale të rënduar, por pak ditë më parë Fjolla kishte ndarë në rrjete sociale një buqetë me lule, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në një lidhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark