“Gjenerali i hekurt”, njeriu që ktheu luftën në Ukrainë - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Gjenerali i hekurt”, njeriu që ktheu luftën në Ukrainë

    Insajderi
    22 November 2022 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për muaj të tërë, forcat ukrainase kanë zhvilluar një kundërofensivë precize për të rimarrë qytetin jugor të Khersonit nga pushtuesit rusë – pa pasur nevojë të luftojnë rrugë më rrugë.

    Nën komandën e gjeneralit Valery Zaluzhny, objektivi i ushtrisë ishte të vendoste artileri të saktë perëndimore për të prerë linjat ruse të furnizimit përtej lumit Dnieper duke minimizuar viktimat ukrainase përballë një force shumë më të madhe ruse.

    Sulmet kirurgjikale synonin depot e armëve, postet komanduese dhe dy ura që të çojnë në Krime për të izoluar gradualisht më shumë se 20,000 trupa ruse. Strategjia arriti kulmin me humbjen e Vladimir Putin kur forcat e tij u tërhoqën nga Kherson dhe pjesë të tjera të provincës pak më shumë se një javë më parë, shkruan Financial Times.

    Gjenerali i hekurt

    Pas kësaj dhe fitoreve të tjera të mëdha të Ukrainës në fushën e betejës qëndron një njeri të cilin ukrainasit e quajnë “Gjenerali i hekurt”.

    “Është e mrekullueshme kur e njeh armikun, se si funksionon dhe me ndihmën e partnerëve të huaj mund t’i godasësh në pikat e tyre të dobëta,” tha Vitaly Markiv, një oficer i Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili mori pjesë në kundërsulmin që çliroi pjesë të territor në rajonin verilindor të Kharkiv. “Kështu funksionon Komandanti i Përgjithshëm Zaluzhny,” shtoi ai.

    Kush është Zaluzhny?

    I lindur në qytetin perëndimor të Novohrad-Volyn, Zaluzhny, 49 vjeç, u diplomua në shkollën lokale të inxhinierisë në 1993, dy vjet pasi Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më vonë ai hyri në akademinë ushtarake në portin e Detit të Zi të Odessa-s, ku u diplomua në vitin 1997, shkruan Financial Times.

    Ai u vendos në rajonin lindor të Donbasit pas vitit 2014, kur Moska filloi të nxiste luftën atje. Ushtria e pafinancuar e Ukrainës fillimisht u kap në befasi dhe humbi një pjesë të territorit nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Por këtu trupat e Kievit u rigrupuan dhe u forcuan në betejë – dhe këtu Zaluzhny bëri reputacionin e tij.

    Në një rast, ai lëvizi artilerinë nëpër “terren pothuajse të pakalueshëm” për të hedhur në erë një depo armësh, kujton gjeneral-koloneli Mihailo Zabrodski, ish-komandanti i Zaluzhny-t. “Ai punoi me mjeshtëri”, tha Zabrodski. Aksioni ishte aq i shpejtë sa armiku nuk pati kohë të reagonte. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark