×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali serb Momçillo Perishiq u dënua me tri vjet burgim për shkak të spiunimit

    Insajderi
    05 February 2021 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lartë në Beograd e shpalli fajtor ish shefin e Shtabit të Ushtrisë Jugosllave Momçillo Perishiq për zbulimin e sekreteve ushtarake dhe e dënoi atë me tre vjet burg.

    Perishiq u dënua sepse, si zëvendës kryeministër i Serbisë, ai dorëzoi dokumente sekrete ushtarake – procesvervabalet nga takimet e Kolegjiumit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, diplomatit amerikan John David Neighbor më 14 mars 2002 në motelin “Shariq” në magjistralen e Ibrit, kur edhe të dy u arrestuan.

    Miodrag Sekulliq dhe Vlladan Vllajkoviq, të cilët janë të akuzuarit e dytë dhe të tretë, u dënuan me nga një vjet e gjysmë burg secili.

    Të përkujtojmë, Momçillo Perishiq ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë në kohën e luftërave në ish Jugosllavi të shkaktuar nga krimineli serb Sllobodan Millosheviq, i njohur si Kasapi i Ballkanit.

    Ai në vitin 2005 është arrestuar nga Tribunali i Hagës dhe në vitin 2011 u dënua me 27 vjet burgim për shkak të krimeve të luftës të kryera në ish Jugosllavi, mirëpo në vitin 2013 Kolegji i Apelit i Tribunalit të Hagës e ka liruar sipas të gjitha pikave të aktakuzës./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark