I ftuar në televizionin ndërkombëtar të CNN-it, ish-gjenerali amerikan, i cili ka udhëhequr edhe bombardimet e NATO-s në Kosovë, Welsey Clark ka treguar se ku kanë dështuar organizatorët e grusht shtetit.
Ai ka thënë se një nga gabimet e tyre ishte mos arrestimi fillestar i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.
“Liderët e puçit bënë shumë gabime – mos arrestimi i Erdogan dhe bllokimi i tërësishëm i internetit ishin disa nga gabimet”, tha ai për CNN, transmeton Insajderi.
Ai tha se tanimë puçistët do ta kenë shumë të vështirë, “pasi shumë njerëz kanë dëgjuar thirrjen e Erdogan për të protestuar në rrugë”.
Ai këto analiza i bëri në cilësinë e ekspertit të sigurisë dhe si ish-gjeneral i NATO-s, dhe jo në pikëpamje politike apo personale. /Insajderi.com