Gjeneva dhe Cyrihu, të parat në Zvicër me sistemin e ri të hyrje-daljeve EES - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjeneva dhe Cyrihu, të parat në Zvicër me sistemin e ri të hyrje-daljeve EES

    Insajderi
    01 October 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjeneva dhe Cyrihu nisin EES për udhëtarët

    Edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Zvicra do të zbatojë nga data 12 tetor 2025 Sistemin e ri të Hyrjes/Daljes (EES) të BE-së. Ky sistem është projektuar për të forcuar kontrollet kufitare në zonën Shengen, duke regjistruar automatikisht të dhënat e hyrjes dhe daljes së udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së dhe Shengenit, përcjell albinfo.ch.

    Aeroportet e Gjenevës dhe Cyrihut do të jenë ndër të parat që do të implementojnë këtë sistem të avancuar, me një fazë fillestare zbatimi prej gjashtë muajsh, që do të zgjasë deri në pranverën e vitit 2026.

    Sistemi EES do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të mbledhë të dhëna biometrike dhe të udhëtimit, me qëllim rritjen e sigurisë, uljen e abuzimeve me vizat afatshkurtra dhe përshpejtimin e procedurave në pikëkalimet kufitare.

    Për kë vlen ky sistem?

    Të gjithë qytetarët nga vendet e treta që udhëtojnë në BE apo Zvicër për periudha të shkurtra (deri në 90 ditë) do t’i nënshtrohen regjistrimit elektronik në hyrje dhe dalje. Qytetarët e BE-së dhe rezidentët afatgjatë në Shengen nuk preken nga ky sistem.

    Ky ndryshim është pjesë e strategjisë së përbashkët evropiane për digjitalizimin e kontrolleve kufitare, e cila pritet të sjellë efikasitet më të lartë dhe mbrojtje më të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe Shengenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark