Gjeorgjia merr statusin e kandidatit për BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjeorgjia merr statusin e kandidatit për BE

    Insajderi
    14 December 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Evropian ka vendosur sot të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në rrjetin social X, tha se Gjeorgjia ka marrë statusin e vendit kandidat, përcjell klankosova.tv.

    Ai ka bërë të ditur se BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje e Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit, duke ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

    ”Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan Michel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark