Gjërat që nuk bën t’i humbim: Ato ndjellin fatkeqësi, divorc, varfëri - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjërat që nuk bën t’i humbim: Ato ndjellin fatkeqësi, divorc, varfëri

    Insajderi
    24 December 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbuloni se cilat gjëra, sipas besëtytnive të vjetra, nuk duhen humbur

    Janë të shumta besëtytnitë që lidhen me disa sende, që duhen mbajtur për të tërhequr lumturinë dhe bollëkun, si dhe të cilat nuk duhen mbajtur në shtëpi sepse sjellin fatkeqësi.

    Gjithashtu, besohet se disa prej tyre nuk është mirë nëse humbisni, sepse do t’ju “sjell mjerim”…

    Këto tri gjëra duhet t’i ruami më mirë, sepse, nëse i humbni – do të ketë probleme!

    1. Unaza

    Përveç faktit që bashkëshorti juaj do të inatoset, nuk është mirë të humbisni unazën e martesës, sepse, sipas një besimi të vjetër, do të ndillni edhe fatkeqësi.

    Logjikisht, humbja e një unaze martese shoqërohet me një divorc të afërt. Kjo interpretohet si prishje e marrëdhënies me partnerin dhe nuk përjashtohen zënkat e mëdha në familje.

    2. Dorezat

    Humbja e dorezave (ose humbja e vetëm njërës) mund të komplikojë marrëdhëniet miqësore dhe marrëdhëniet e dashurisë. Kjo pjesë e gardërobës e cila vishet në duar “thith” energjinë e pronarit të saj, ndaj nëse mbetesh pa të do të prishet harmonia dhe qetësia në jetë, thotë besimi i vjetër.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

    Ndikimi negativ do të reflektohet në fushën e punës, me kolegët dhe grindjet e vogla mund të kthehen në grindje serioze.

    3. “Zinxhiri” i çantës

    Në kohët e lashta nuk kishte zinxhirë, çantat dhe bagazhet mbylleshin me shirita dhe kopsa dhe në rast se humbisni një nga këto dy gjëra, mund të prisni humbje financiare.

    Përveç kësaj, nuk është e dëshirueshme të humbni artikujt e mëposhtëm: çelësat, kapelën dhe gërshërët


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark