Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë: Në vitin 2023 do të vijmë në pushtet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë: Në vitin 2023 do të vijmë në pushtet

    Insajderi
    22 May 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme “nëse jo nga fundi i këtij vitit, në vitin 2023 patjetër”.

    Themeluesi i Partisë Liberale të Kosovës tha se ndjehet “dhjetëfish më i fortë” pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit, ndërsa paralajmëroi se në Kosovë “në pushtet do të vijnë liberal-demokratët”.

    “Sepse në vitin 2023 në Kosovë në psuhtet do të vijnë liberal-demokratët. Pse e si, t’ia lëmë vitit 2023”, tha ai në ATV.

    Pa liberal-demokratë, Dedaj tha se “është vështirë me u mendu që ka me u pranu Kosova në Këshillin e Europës dhe NATO”.

    “Alteranativa e vetme shpresëdhënëse për të ardhmën euro-atlantike të Kosovës është demokracia liberale”, tha ai.

    Dedaj planifikon të vijë në pushtet “me votë dinjitoze”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark