Gjergj Dedaj zbulon skandalin e Prindon Sadriut: Në kohën e pandemisë nuk ishte fare në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjergj Dedaj zbulon skandalin e Prindon Sadriut: Në kohën e pandemisë nuk ishte fare në Shkup

    Insajderi
    06 December 2021 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rimbursimin prej 396 euro e 80 cent, Prindon Sadriut si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut është dashur t’ia kryej vet shteti ku ai shërben. Por këtë rimbursim ia kreu shteti i Kosovës.

    Ish-Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është shprehur se Prindon Sadriu ska qëndruar fare në Shkup gjatë kohës së pandemisë.

    “Nuk jam në dijeni. Sa kam qenë unë, në kohën e orës policore dhe kur ishte kulmi i virusit ai fare nuk ka ardhur në Shkup as në Ambasadë. Në fakt ka afër tre vjet që është aty në mision dhe kurrë s’ka marrë banesë, as nuk ka fjetur në Shkup që është obligim i diplomatëve me qenë në shtetin pritës 24/ 7. Ai nuk ka qenë aty, ka ardhur kur ka pasur dëshirë dhe nuk i ka dhënë kujt llogari”- tha ai për Klankosova.

    Zotëriu i parë i shtetit, Prindon Sadriu, ka kohë që me mision diplomatik është në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Nga maji i vitit 2021, ai është edhe në krye të këtij misioni diplomatik. Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19. Sadriut, ndonëse sipas faturave të dorëzuara shihet se shpenzimet i kishte bërë në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kundërligjshëm ia kishte aprovuar edhe kërkesën për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19.

    Gjatë ditës është raportuar në media se i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut Prindon Sadriu, kishte marrë nga buxheti i shtetit afro 400 euro (396 euro e 80 cent) si rimbursim të pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

    Në dokumentet e publikuar, kërkesa për rimbursim është bërë më 22 dhjetor 2020.

    Prindon Sadriu aktualisht është edhe zotëriu i parë i Kosovës pasi është edhe bashkëshorti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

    Në muajin nëntor të vitit 2020, Vjosa Osmani, asokohe Ushtruese e Detyrës së Presidentit, kishte konfirmuar se ishte infektuar me Covid-19, pas kontaktit me disa familjarë të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark