Gjermanë dhe spanjollë midis të lënduarve nga përplasja e tramvajit në Lisbonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermanë dhe spanjollë midis të lënduarve nga përplasja e tramvajit në Lisbonë

    Insajderi
    04 September 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    htetas gjermanë dhe spanjollë janë në mesin e të lënduarve, përveç atyre portugezë, nga përplasja e tramvajit elektrik “Gloria” në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.

    Castro Martins, një zyrtar i shërbimit të emergjencës, ka thënë të enjten se autoritetet po presin më shumë informacion mbi viktimat, duke përfshirë detaje rreth moshës dhe kombësive të tyre.

    Deri më tani, kombësitë e 15 prej të lënduarve janë të njohura: katër shtetas portugezë, dy gjermanë, dy spanjollë, një korean, një nga Kepi i Verdhë, një kanadez, një italian, një francez, një zviceran, dhe një maroken.

    Midis të lënduarve janë 12 gra dhe shtatë burra të moshës midis 24 dhe 65 vjeç, dhe një fëmijë tre vjeç.

    Autoritetet nuk kanë ende informacion specifik për të gjitha viktimat, por midis të vdekurve janë shtatë burra dhe tetë gra, si dhe të huaj.

    VIDEO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark