Gjermanët i reagojnë Petkoviqit që u ankua për urat: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermanët i reagojnë Petkoviqit që u ankua për urat: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj

    Insajderi
    02 July 2025 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada gjermane në Prishtinë i është përgjigjur deklaratave të fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndalojnë qeverinë e Kosovës të ndërtojë dy ura paralelisht me atë kryesoren mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

    Ambasada gjermane përsëriti atë që tha dje se i kanë bërë thirrje qeverisë që të përmbahet nga veprime përshkallëzuese, por thotë se thirrjet për ulje të tensioneve vlejnë për të dyja palët, raporton Gazeta Express.

    Në një komunikatë për media, ambasada gjermane ia rikujtoi Serbisë se Milan Radoiçiq, i cili vetë mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

    “Ambasada Gjermane është në dijeni për letrën e fundit të Dr. Petar Petkoviq ku i bën thirrje Bashkimit Europian, shteteve të saj anëtare dhe palëve të tjera të interesuara që të ndalojnë atë që ai e përshkruan si “veprime përshkallëzuese të situatës nga Prishtina”, përkatësisht ndërtimin e planifikuar të dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Siç e kemi deklaruar vazhdimisht në përgjigjet tona ndaj pyetjeve të mëparshme për shtyp, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga lëvizjet përshkallëzuese”, tha ambasada gjermane.

    Megjithatë, thonë gjermanët, thirrjet për ulje të tensionit duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjitha palët.

    “Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjska. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoicic, pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellësisht përpjekjet për të nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”.

    Ambasada gjermane përdori një proverb gjermane për t’ia bërë me dije Serbisë se duhet të vendosë rregulla në shtëpi të saj para se të merret me çështjet brenda Kosovës.

    “Në gjermanisht themi, “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” – fshesa e parë para derës suaj. Në dritën e situatës aktuale, kjo proverb na kujton se ti duhet të vendosësh rregull në shtëpinë tënde përpara se të kritikojë vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj. Mosveprimi ndaj ndjekjes penale të autorëve të dhunës është po aq i dënueshëm dhe i padobishëm sa edhe çdo veprim i pakoordinuar nga ana e Prishtinës”.

    Petkoviq dje në reagim të hedhjes së gurthemeleve të dy urave mbi Ibër në Mitrovicë nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tha se partia Vetëvendosje po e “vë çështjen e sigurisë” në shërbim të fushatës zgjedhore, duke kërkuar nga BE ndalimin e punimeve të këtyre urave,

    “Ky është një vendim partiak i Vetëvendosjes që bart pasoja katastrofike. Duke njoftuar se urat do të hapen në tetor para zgjedhjeve lokale, Kurti me vetëdije po e vë çështjen e sigurisë në shërbim të fushatës zgjedhore. Kjo është arsyeja pse ai u largua nga takimi i Procesit të Berlinit pikërisht për të vendosur gurin e themelit, duke treguar kështu se ndërtimi i paqes dhe bashkëpunimit nuk ka rëndësi për të! BE-ja duhet ta ndalojë Kurtin në planet e tij para se të jetë tepër vonë”, tha Petkoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark