Vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti për lojën me dorë të Marc Cucurellas së Spanjës vazhdon të tematizohet në Gjermani.
Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinale të Euro 2024. Megjithatë, mbi 380 mijë gjermanë e kanë firmosur një peticion ku bëhet thirrje që ndeshja me Spanjën të përsëritet. Arsyeja për nisjen e peticionit është loja me dorë e Cucurellas dhe vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti.
Natyrisht, peticioni nuk ka shans që të sjell ndryshimin.
UEFA ka konfirmuar se vendimi i arbitrit ishte i drejtë për të mos dhënë penallti. Ekspertët e referimit janë të ndarë. Disa vlerësojnë se penallti nuk kishte e disa të tjerë që penalltia është dashur të referohet.