×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermani, korriku shënoi rritje të inflacionit

    Insajderi
    09 August 2024 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë ishte 2.3% në muajin korrik, nga 2.2% sa ishte në qershor, zbuloi të premten, Byroja Federale e Statistikave Destatis.

    Ndërsa çmimet më të dobëta të energjisë kanë një efekt frenues në inflacion, ka rritje mbi mesataren e çmimeve të shërbimeve, tha kreu i Destatis, Ruth Brand.

    Çmimet e produkteve energjetike në korrik 2024 ranë me 1.7% nga viti në vit ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%. Pa përfshirë çmimet e energjisë, norma e inflacionit ishte 2.7% në korrik 2024,raportojnë mediat e huaja.

    Ndërkohë, çmimet e shërbimeve u rritën me 3.9% në korrik me bazë vjetore. Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.3% në muajin korrik.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark