
Tre të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Gjermani në tentim për të ikur nga policia. Njëri nga ta është një kosovar.
Ngjarja ka ndodhur kur ngasësi i veturës, pas kërkesës që policia i bëri të ndalej, nuk është ndalur dhe ka vazhduar ikjen me shpejtësi.
Para kësaj, vetura e markës Mercedes ishte duke ecur me 182 kilometra në orë në vend të 120, sa lejohej në atë rrugë dhe kështu ishte fotografuar nga radari.
Në vazhdim, makina, pa e ulur shpejtësinë, ka vazhduar në drejtimin Reutlingen/Tübingen, transmeton albinfo.ch. Pak më pas, automobili i dalë nga kontrolli, ka goditur mbrojtësen anësore të rrugës dhe ka kaluar matanë duke u përplasur në dy kamionë të parkuar, njofton albinfo.ch.
Personi i dytë i vdekur është një shtetas gjerman kurse një tjetër nuk është identifikuar ende./Insajderi.com