Gjermani, mbyllet qendra tregtare për shkak të kërcënimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermani, mbyllet qendra tregtare për shkak të kërcënimit

    Insajderi
    11 March 2017 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qendër tregtare në qytetin Esen në Gjermani është urdhëruar nga policia që sot të mbetet e mbyllur, për shkak të “indikacioneve konkrete për sulm të mundshëm”.

    “Gjendja aktuale e hetimeve tona tregon se kërcënimi është ekskluzivisht në qendrën tregtare”, thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jepen detaje të tjera.

    Policia i tha agjencisë së lajmeve DPA, se ka pasur indikacione se qendra do të ishte në shënjestër të terroristëve, prandaj është vendosur për mbylljen e saj, përcjell rel.

    Aktualisht, Gjermania është në gjendje të lartë alarmi pas sulmeve vdekjeprurëse të islamistëve radikalë në Francë dhe Belgjikë, dhe pasi një person nga Tunizia, të cilit nuk i ishte dhënë azil, me kamion e ka sulmuar turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast i ka vrarë 12 vetë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark