Astronauti Alexander Gerst do të jetë i pari gjerman dhe i dyti evropian i cili do të marrë në duar komandën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Të mësuar ta shohin ndërsa flet për çështje dinamike që ndodhin në Tokë, këtë herë kancelarja Angela Merkel foli për hapësirën dhe ishte pikërisht ajo që e bëri të ditur lajmin dhe uroi astronautin Gerst për arritjet e tij.
“Pavarësisht nga konfliktet politike që ne kemi për të kapërcyer, stacionet e hapësirës mund të lidhin jo vetëm Evropën, por edhe shumë vende të botës. Njerëzit janë të hipnotizuar dhe ndoshta do të jenë më të kujdesshëm në trajtimin e Tokës, kur të mendojnë se çfarë strukture të veçantë ka pafundësia e hapësirës kozmike”, deklaroi Merkel.
11 shtete europiane janë pjesë e Stacionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Japoninë dhe Kanadanë. Në 15 vitet e këtij stacioni, belgu Frank de Winne ka qenë i vetmi europian i cili e ka komanduar atë para Gerst në vitin 2009.