×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermani, një ndër çdo pesë banorë janë me origjinë të ruaj, cili shtet kryeson?

    Insajderi
    12 July 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania është vend emigracioni. Siç njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden thuajse një nga pesë qytetarë ka emigruar në Gjermani nga jashtë.

    Sipas llogaritjeve të bazuara në statistikat e regjistrimit të fundit të popullsisë në Gjermani nga rreth 82,7 milionë banorë që ka vendi 67,1 milionë kanë lindur këtu, kurse 15.6 milionë kanë ardhur nga jashtë. 40 për qind e këtyre emigrantëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane.

    Vendet nga të cilat ka ardhur numri më i madh i të huajve që jetojnë në Gjermani janë Polonia (12 për qind), Turqia (9 për qind) dhe Rusia (7 për qind). Siria dhe Ukraina përbëjnë secila nga 5 për qind të të huajve.

    Rritje e ndjeshme e numrit të ukrainasve

    Megjithatë numri i ukrainasve që kanë ardhur në Gjermani për të shpëtuar nga lufta ka vazhduar të rritet ndjeshëm që nga data e përfundimit të regjistrimit të fundit të popullsisë në maj të vitit 2022.
    Regjistrimi bazohet në një vlerësim kompleks të të dhënave dhe në një anketë me qytetarët, e cila organizohet rreth çdo dhjetë vjet. Rezultatet e publikuara gjenden edhe në internet në faqen e Zyrës Federale të Statistikave.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark