Gjermani: Pensionet rriten nga 1 korriku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermani: Pensionet rriten nga 1 korriku

    Insajderi
    29 June 2025 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 1 korriku 2025, pensioni statutor në Gjermani do të rritet mesatarisht me 3.74%, duke sjellë një shtesë prej rreth 66 eurosh në muaj për pensionistët.

    Në mënyrë të veçantë, pensioni i viktimave – ish-të burgosurve politikë në ish-Gjermaninë Lindore – do të rritet me 70 euro deri në 400 euro në muaj, sipas The Local.

    Megjithatë, rritja e pensioneve sjell edhe pasoja fiskale: për shkak të shtimit të të ardhurave, rreth 73,000 pensionistë do të kalojnë pragun e zbritjes bazë tatimore prej 12,096 eurosh në vit dhe do të duhet të paraqesin deklaratë tatimore, duke përfshirë edhe mundësinë e pagesës së taksave.

    Pensionistët që fillojnë të marrin pension në vitin 2025 do të preken veçanërisht, pasi pjesa e taksueshme e pensionit të tyre do të rritet në 83.5%, transmeton albinfo.ch.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark