“Gjermani ta pafsha hajrin. Pritna se po vijmë”, revoltohet infermieri i shpërfillur nga Qeveria Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gjermani ta pafsha hajrin. Pritna se po vijmë”, revoltohet infermieri i shpërfillur nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    26 May 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas protestës së organizuar nga infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë, tani reagimet kanë filluar të bëhen edhe më të ashpra, shkruan Insajderi

    Hatib Vuçiterna, infermieri nga komuna e Rahovecit, ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj Qeverisë Kurti. Ai, përmes rrjetit social facebook ka shkruar se në kohën e pandemisë infermierët thirreshin si heronjë, ndërkaq tash të njëjtit nuk paguhen për 3 muaj sa ishin të angazhuar.

    Ai shkroi se pikërisht në atë kohë, infermierët rrezikonin familjet e tyre vetëm që ti dalin në ndihmë qytetarëve, shkruan Insajderi

    “3 muj pa rroga edhe kur i nin do “Hajt se ja u lshojn krejt perniher 💸”.Kur ke koha e pandemis Covidi tu i tubu krejt valla “Heroj jeni”, sa njeri tu thon a mun ma bon infuzionin nshpi se Familjari o pozitiv edhe osht n’izolim. (Jemi shku tu rreziku veten e familjen e vet nuk e dishum as ku jemi tu hy) veq me ju dal ndihmë qdo njonit”, ka shkruar ai në facebook.

    Përmes postimit që Vuçitërna shkroi, paralajmëroi edhe ikjen e tij nga Kosova për në Gjermani, sipas tij ai nuk do të jetë i vetmi që do largohet.

    “Gjermani ta pafsha Hajrin, vllaun e kam Infermier ma more , data 01.06.2022 niset për te ti, pritum se edhe une e shum koleg të mi qasaj rruge jem”, thuhet në postimin e tij në facebook

    Postimi i tij i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark