Gjermani tenton të kaloj kufirin me patentë shofer fals të Kosovës, kapet nga autoritetet maqedonase - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermani tenton të kaloj kufirin me patentë shofer fals të Kosovës, kapet nga autoritetet maqedonase

    Insajderi
    05 September 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas gjerman është ndaluar dje në “Bllacë” pasi ka tentuar të hyjë në Maqedoninë e Veriut me patentë shofer të falsifikuar nga Kosova, raporton gazeta maqedonase Sloboden Pecat.

    “Dje në orën 07:25 në pikën kufitare Deve Bair, punonjësit e policisë ia kanë hequr lirinë P.F.G. nga Republika Federale e Gjermanisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se patentë shoferi kosovar të cilin e ka paraqitur në inspektim është i falsifikuar”, citon mediumi njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV.

    I ndaluari thuhet se “i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark