Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, vazhduan punimet e Konferencës ndërkombëtare mbi luftën kundër antisemitizmit.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi ministrin gjerman të Punëve të jashtme, Frank Walter Steinmeier, njofton televizioni publik.
Kryetari Veseli, falënderoi Ministrin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës që ka pasur nga politika e jashtme gjermane.