×
  • Euro 2024
  • Sport
  • Euro 2024

    Gjermania barazon në minutat shtesë, kualifikohet edhe Zvicra

    Insajderi
    23 June 2024 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania e ka mbyllur grupin si lidere e grupit A në Euro 2024.

    Nikoqirja e Europianit barazoi 1:1 me Zvicrën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

    Zvicra kaloi e para në epërsi me Ndoye në minutën e 28-të pas një aksioni fantastik të ndërtuar.

    Gjermania u mundua deri në fund të shënonte golin e barazimit, teksa u desh të futej Fullkrug në lojë për të realizuar.

    Ishte minuta e dytë shtesë ku Fullkrug shënoi me kokë për 1:1.

    Me këtë fitore, Gjermania e mbyll grupin si liderë me shtatë pikë, teksa Zvicra mbetet e dyta me pesë dhe kualifikohet po ashtu.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Euro 2024
    29 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark