Gjermania i bën thirrje Turqisë për dialog të brendshëm pas referendumit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania i bën thirrje Turqisë për dialog të brendshëm pas referendumit

    Insajderi
    17 April 2017 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania i ka bërë thirrje qeverisë turke që të angazhohet për “dialog me të gjitha partitë politike dhe forcat e shoqërisë civile në vend”, pas “rezultatit të ngushtë në referendumin, që tregon se sa e ndarë është shoqëria turke”.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, në një deklaratë të përbashkët, kanë thënë se qeveria gjermane respekton të drejtën e popullit turk për të vendosur për Kushtetutën e tyre.

    Por dy liderët gjermanë kanë thënë gjithashtu se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bartë “përgjegjësi të madhe”, për hapat e mëtejshëm të shtetit.

    Ata kanë theksuar edhe shqetësimet e shprehura nga OSBE-ja, më herët gjatë javës së kaluar, lidhur me dyshimet se nëse kushtet për votim ishin të drejta. Merkel dhe Gabriel kanë thënë se Turqia, që është anëtar i OSBE-së dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të marrë parasysh këto shqetësime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark