Gjermania dëbon masivisht azilkërkuesit nga Ballkani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania dëbon masivisht azilkërkuesit nga Ballkani

    Insajderi
    18 November 2016 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjermani është rritur mjaft numri i dëbimeve të azilkërkueve të refuzuar. Sipas mediave gjermane, dëbimet më të mëdha prekin azilkërkuesit nga Ballkani.

    Numri i dëbimeve të personave pa të drejtë qëndrimi në Gjermani është rritur, në kuotën më të lartë që prej dhjetë vitesh. Listën e personave të dëbuar, e kryesojnë madje me distancë prej grupeve të tjera azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit, njofton Deutsche Welle.

    Vetëm nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dëbuar këtë vit 14.529 vetë, gati tre të katërtat e rasteve.

    Nga janari deri në shtator të këtij viti janë dëbuar gjithsej nga Gjermania, 19.914 të huaj nga Reublika Federale, ka bërë të ditur gazeta gjermane “Rheinische Post” duke u bazuar në të dhënat e policisë federale.

    Po ashtu është dyfishuar edhe numri i azilkërkuesve të dëbuar nga Siria në 426 vetë, si edhe azilkërkues nga Afganistani. Jo të gjithë kthehen në vendin e tyre. Vetëm 27 afganë për shembull janë riatdhesuar, pjesa tjetër është dërguar në vende të tjera të BE-së apo vende të treta.

    Madje deri në fund të vitit kjo shifër pritet të rritet deri në 26.500 vetë, kuota më e lartë që nga viti 2003. Vitin e kaluar janë dëbuar 20.888 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark