Gjermania deporton për një ditë 56 azilkërkues shqiptarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania deporton për një ditë 56 azilkërkues shqiptarë

    Insajderi
    23 November 2016 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet bavareze kanë njoftuar se gjatë këtij viti kanë deportuar më shumë se 3 mijë persona, azilkërkues, shumica e tyre nga Ballkani.

    Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm të mërkurën, autoritetet kanë refuzuar kërkesën për azil ndaj 56 shtetasve kosovar dhe shqiptar.

    “Ministria e Brendshme gjithashtu ka refuzuar kërkesën për azil edhe të dhjetëra ballkanasve”, raporton “Bild.de”.

    Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet atje së fundmi kanë marrë një aksion masiv për kthimin e azilkërkuesve në vendet e tyre, që shumica e të cilëve janë nga Ballkani.

    “Ligji ynë për azil në fund të fundit mund të funksionoj vetëm nëse azilkërkuesit e refuzuar kthehen sa më shpejtë në vendet e tyre”, citohet të ketë thënë ministri Joachim Herrmann./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark