Gjermania dërgon tanke në kufijtë e Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania dërgon tanke në kufijtë e Rusisë

    Insajderi
    03 November 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania konfirmoi se do të dërgojë në Lituani tanket e saj të fuqishme Leopard 2, si pjesë e planit të NATO-s për të përforcuar mbrojtjen e vendeve anëtare Balltike.

    Sipas planit të fundit mbrojtës të Aleancës, mbrojtja e Lituanisë është përgjegjësi e Gjermanisë dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes gjermane tregoi sesa seriozisht e ka marrë këtë përgjegjësi.

    Ministria konfirmoi për agjencinë e lajmeve DPA, se do të dërgojë vitin tjetër panzerat e saj, por pa përcaktuar numrin e tyre. Bashkë me tanket do të vendosen edhe një numër prej 650 ushtarësh, të cilët janë pjesë e planit të NATO-s për stacionimin e përhershëm të një trupe në këtë vend.

    Kjo lëvizje e Gjermanisë është interpetuar nga mediat ruse si “rikthim edhe njëherë tjetër i panzerave gjermanë në kufijtë e Rusisë”, që nuk ndodhte që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Veç Gjermanisë, në përforcimin e aftësisë mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s në Balltik do të angazhohen trupa edhe nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika e vende të tjera të Aleancës. Gjithsesi, kjo prani ushtarake e NATO-s në rajon mbetet simbolike në krahasim me forcën e vendosur nga Rusia, sidomos në Kaliningrad.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark