Gjermania dhe Austria mundësitë e vetme për refugjatët sirian në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania dhe Austria mundësitë e vetme për refugjatët sirian në Serbi

    Insajderi
    22 January 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur refugjatët sirian të mbërrijnë në Preshevë, qytetin serb të banuar me shqiptar, do të kenë edhe një rregull të ri që nuk e kanë pasur më herët.

    Autoritetet serbe kanë vendosur që të obligojnë refugjatët që në dokumentin e pranimit në Preshevë, përpos të dhënave të zakonshme, të tregojnë saktë se në cilin vend evropian duan të kërkojnë azil.

    Masat e reja për refugjatët në qendrën e pranimit në Preshevë kanë filluar të aplikohen nga data 21 i  këtij muaji.

    Derisa kalojnë vetëm ata që duan të shkojnë vetëm në Austri dhe Gjermani. Nga komisariati për refugjatë thonë se emigrantët e kanë ditur edhe më herët se si duhet të deklarohen.

    “Ata edhe para nesh e kanë ditur se duhet të shprehen se do të kërkojnë azil në Austri dhe Gjermani. Nga këtu askush nuk është kthyer, rrallë ndodh që të paraqitet ndonjë emigrant ekonomik” kanë thënë autoritetet përkatëse të Serbisë.

    Nga mesnata deri tani janë regjistruar rreth 1100 emigrantë ku në Preshevë marrin mbathje të ngrohta, ushqim, vendqëndrim dhe ndihmë mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark