Gjermania dhe Franca e kanë gati “dokumentin e shpëtimit” pas daljes së Britanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania dhe Franca e kanë gati “dokumentin e shpëtimit” pas daljes së Britanisë

    Insajderi
    26 June 2016 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefat e diplomacive të Gjermanisë dhe Francës e kanë përpiluar një dokument të quajtur “Evropa e fuqishme në botën e pasigurt”, pas vendimit të Britanisë së Madhe që ta braktisë BE-në.

    Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Ayrault i kanë hartuar nëntë faqe të planit në të cilin propozojnë ngritjen e përbashkët të sigurisë evropiane dhe forcimin e unitetit ekonomik, transmeton lajmi.net.

    Reuters transmeton se Steinmeier dhe Ero në dokument pranojnë se Bashkimi Evropian “është vënë mizorisht në test” dhe shtohet se blloku është përballur me seri krizash në jug dhe lindje, derisa rritja ekonomike po ngjallet ngadalë.

    Agjencia thekson se dy diplomatët punën në këtë dokument e kanë nisur para se Britania e Madhe të votojë për largim nga BE-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark