×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjermania dhe Franca me nismë për ‘pajtimin’ e Kosovës dhe Serbisë, dokumenti që mendohet se do t’i jap fund dialogut

    Insajderi
    26 April 2021 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, thuhet në një dokument që besohet të jetë një “non-paper”.

    Ky dokument i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, thuhet të jetë si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

    Kështu raporton gazeta KOHA, në redaksinë e së cilës ka arritur ky dokument “non-paper”.

    Sipas raportimit të gazetës, autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka qenë i mundur të konfirmohet, por disa diplomatë me të cilët ka kontaktuar KOHA, pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog.

    Dialogu Kosovë-Serbi, pritet të rifillojë më 11 maj. Kështu ka bërë të ditur, sot Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrel i cili dje pati një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Shpresoj të kemi një rund të radhës të dialogut në datën e paraparë 11 maj. Nuk kam asgjë për të ofruar, vetëm dua të shpjegojë sa i rëndësishëm është të vazhdohet ky dialog”, ka thënë Borell.

    Një gjë të tillë, e kanë mohuar nga Qeveria e Kosovës, të cilët kanë thënë se nuk kanë marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.

    “Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”, ka shkruar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në Facebook./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark