×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania dhuron pajisje mjekësore në vlerë të mbi 800 mijë eurove për Maqedoninë

    Insajderi
    30 December 2020 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se ka dhuruar donacion prej 84 makinave për frymëmarrje-respiratorë dhe 100 puls-oksimetërve për Maqedoninë e Veriut , që kapin vlerën e 878.768 mijë eurove, transmeton Alsat.

    Ambasada gjermane njoftoi se donacioni është realizuar falë bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve si dhe bashkëpunimit të zyrës së OBSH-së në Shkup.

    “Gjithkund në Evropë ballafaqohemi me pandmeinë e koronavirusit, solidariteti evropian është me rëndësi të madhe. Derisa nuk janë të sigurt të gjithë, nuk është i sigurt askush nga ne. Për këtë arsye, Gjermania mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën me korona-pandeminë”, informojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark