​Gjermania do të blejë avionë luftarakë të prodhimit amerikan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gjermania do të blejë avionë luftarakë të prodhimit amerikan

    Insajderi
    15 December 2022 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra avionëve luftarakë F-35, të prodhimit amerikan. Këto blerje do të jenë pjesë e rindërtimit të ushtrisë, proces që është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

    Komiteti për buxhet i Parlamentit gjerman miratoi tetë projekte në vlerë të përgjithshme prej 13 miliardë eurosh, përfshirë edhe blerjen e avionëve luftarakë F-35, që është paraparë të kushtojnë 10 miliardë euro.

    Për shkak të sfidave aktuale të sigurisë, përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, bashkëpunimi i ngushtë në mes aleatëve është më i rëndësishëm se kurrë, tha Ambasada amerikane në Berlin, pas vendimit të autoriteteve gjermane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark