Edhe ambasadori gjerman, Jorn Rhode i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka thënë se Kosova po rrezikon që aplikimi në Bashkimit Evropian të mbetet në inboks, shkruan Insajderi.
Këtë koment Rhode e bëri pasi Policia e Kosovës përmes një aksioni mbylli nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri.
Sipas tij hapat e njëanshëm bie ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog.
“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, thotë mes tjerash ambasadori Rohde.