Gjermania i dhuron automjete FSK’së, nesër mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i dhuron automjete FSK’së, nesër mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit

    Insajderi
    10 April 2024 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në kazermën e FSK’së “Adem Jashari” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Republika Ferdare e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Express.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:30.

    Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Ndërkohë, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas.

    “Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark