Gjermania ia qartëson Serbisë kushtin ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania ia qartëson Serbisë kushtin ndaj Kosovës

    Insajderi
    24 July 2016 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është kushti kryesor para se Serbia të anëtarësohet në BE.

    Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd Axel Dittmann, duke shtuar se BE-ja nuk do që të importojë konflikte rajonale.

    “Për këtë arsye, korniza e negocimit me BE-në e ka bërë të qartë se janë dy procese që duhet të shkojnë paralel me njëra tjetrën e ato janë: procesi i integrimit në Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Ambasadori Axel Dittmann, transmeton lajmi.net.

    “Procesi i normalizimit është me shumë rëndësi edhe për qytetarët e Serbisë e edhe për ata të Kosovës , ka thënë në fund Dittmann.

    Por kreu i diplomacisë gjermane në Serbi nuk është ndalu vetëm në këtë deklarim. Ai ka shtuar tutje se ky normalizim duhet të jetë i dokumentuar e jo vetëm fjalë boshe.

    “Serbia, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e detyruar që me Kosovën të bëjë marrëveshje obliguese juridike ligjore për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve reciproke”, ka thënë Dittmann, për portalin European Western Balkans.

    Diplomati gjerman ka thënë se ende ka një numër të madh çështjesh ndërmjet Beogradit e Prishtinës që duhet zgjidhur dhe se për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj,  po vazhdojnë të ndërmjetësojnë në dialog.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark