Më shumë njerëz janë dëbuar nga Gjermania në dhjetë muajt e parë të vitit 2016 sesa në vitin 2015, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Pjesa më e madhe e këtyre të deportuarve ishin nga Ballkani. Si rezultat, në vitin 2016 më shumë persona u dëbuan në Ballkan se sa në vitin 2015.
Refugjatët nga Ballkani, të cilët janë deportuar, përfshijnë, ndër të tjera, edhe Kosovën.
Nga fillimi i janarit deri në fund të tetorit 2016, një total prej 21,789 personave janë dëbuar nga Republika Federale e Gjermanisë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë shqiptarët, të cilët u dëbuan në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. /Insajderi.com