Gjermania ka numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania ka numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

    Insajderi
    09 January 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare nga sot deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë.

    Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani, siç tregon një infografikë e Radios Evropa e Lirë.

    Votimin ata do të mund ta bëjnë me postë nga sot, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.

    Shumica e votuesve të regjistruar jashtë vendit (84.525) kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Nga të regjistruarit, 67.421 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

    Të tjerët mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës në vendet ku jetojnë, më 8 shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark