Gjermania kërkon heqjen e bllokadës ndaj Katarit nga shtetet arabe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania kërkon heqjen e bllokadës ndaj Katarit nga shtetet arabe

    Insajderi
    09 June 2017 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania ka bërë thirrje për përpjekje diplomatike për të zgjidhur një krizë në rritje rreth Katarit, e cila akuzohet nga katër shtete fqinje arabe për financimin e terrorizmit.

    Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini kanë ndërprerë të hënën udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

    Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel  duke folur pasi ka takuar homologun e tij nga Katari, Adil al-Ahmad al-Jubayr ka bërë thirrje për heqjen e “bllokadave të detit dhe ajrit” ndaj Katarit.

    Në ndërkohë nga Katari mohojnë akuzat se ata mbështesin ekstremistët islamikë.

    Që nga mosmarrëveshja midis Katarit dhe fqinjëve të saj, Gjermania ka kërkuar për një zgjidhje diplomatike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark