Gjermania tha sërish se duhet të bëhen përpjekje diplomatike për të zgjidhur krizën mbi Katarin, të cilin fqinjët arabë e akuzojnë për financim të terrorizmit.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni kanë ndërprerë udhëtimin dhe të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin qysh të hënën.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha se “bllokada e trafikut ajror dhe tokësor” duhet të hiqet.
Ai i bëri këto komente në qytetin gjerman Volfenbutel, gjatë takimit me homologun kataras, sheik Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.
Gabriel ka takuar dy ditë më parë edhe ministrin e Jashtëm saudit, të cilit i ka thënë se të gjitha palët duhet të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, njofton rel.
Katari i mohon akuzat për mbështetje të ekstremistëve islamikë.